Ilustrim

Vret Gruan me Sëpatë

L. B., 42 vjeçare nga Kopliku i Malësisë së Madhe mbeti e vdekur pasi që u qëllua më sëpatë në kokë nga bashkëshorti i saj, Ylber Bajrakurti pas një konflikti në oborrin e banesës.

Raportohet se skena e krimit është parë nga tre fëmijët e çiftit, ndërsa policia e komisariatit në Malësi të Madhe arrestoi 42 vjeçarin, që sipas burimeve të policisë a rezulton të jetë person me probleme mendore, pasi ishte trajtuar më herët në spitalin psikiatrik të Shkodrës.

Në komisariatin e Shkodrës u dërguan edhe fëmijët e mitur për tu marrë në pyetje. Po ashtu do të hetohet edhe kartela mjekësore e 42 vjeçarit, nëse ai do të duhej të trajtohej në kushte shtëpie, apo në spital.

Si provë materiale u sekuestrua sëpata me të cilën Ylber Bajrakurtaj kreu krimin.