Vrasja ne Lipjan 01 foto KALLXOcom

Vrasjet në kazino, LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme

Brenda një jave dy persona u vranë në kazinotë e Kosovës, njëri në Suharekë e tjetri në Lipjan me ç’rast viktimat ishin punëtorët e tyre.

Rasti i fundit ndodhi mbrëmë në Lipjan ku një person dyshohet se u vra me armë zjarri nga grabitësit.

Lidhur me këto vrasje, Lidhja Demokratike e Kosovës do të dorëzojë sot në Kuvendin e Kosovës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

Kjo u bë e ditur përmes një postim në Facebook nga shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Avdullah Hoti.

“LDK-ja kërkon pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit në mbarë territorin e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

 

https://kallxo.com/rrethanat-e-vrasjes-ne-lipjan-dyshohet-se-pati-grabitje/

https://kallxo.com/oficeri-i-policise-dyshohet-per-vrasjen-e-sotme-ne-suhareke/

.