Vrasja e Policit, Rashit Qalaj në Spitalin Rajonal të Pejës(FOTO)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka shkuar në Spitalin Rajonal të Pejës pas ngjarjes e cila ndodhi në Istog.

Gazetari i KALLXO.com raporton se Qalaj sapo ka arritur në spitalin ku ndodhet trupi i pajetë i policit i cili mbeti i vdekur pas të shtënëve në drejtim të tij nga një grabitës.

KALLXO.com raportoi më herët për detajet rreth kësaj ngjarje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje për ngjarjen e cila ndodhi sot në Istog ku mbetën të vdekur një person dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Sipas prokurores kujdestare e cila është  në vendin e ngjarjes, dyshohet se cak i grabitjes ka qenë një bankë në qendër të Istogut. Një zyrtar policor ka hasur në njërin nga grabitësi, ku i dyshuari K.M ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor I.D, ku si pasojë e plagëve zyrtari policor ka ndërruar jetë”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se grabitësi  gjatë shkëmbimit me armë zjarri me zyrtar të tjerë policor ka ndërruar jetë  si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga zyrtarët e tjerë policor,  të cilët kanë shtënë në vetëmbrojtje.

https://kallxo.com/prokuroria-flet-per-hetimet-e-para-per-vrasjen-e-policit-ne-istog/