Radari i Policisë Rrugore në Tiranë - Foto: Facebook/PoliciaeShtetit

Vozitje me shpejtësi 222 km/h në Tiranë

Në kuadër të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar automjete që lëviznin me shpejtësi tepër të madhe.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se në rrugën ndërurbane Tiranë-Durrës janë ndaluar vetura duke qarkulluar me shpejtësi tepër të madhe, që variojnë nga 169km/h deri në 222 km/h.

Brenda tre orëve, Policia njofton se janë pezulluar 11 leje drejtimi.

“Shpejtësi që variojnë nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugën interurbane Tiranë-Durrës dhe në prezencë të ujit në rrugë si pasojë e motit me shi, janë rrezik potencial për jetën dhe sigurinë rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bëjnë përjashtim nga Radari e as nuk janë garanci për të fluturuar por për të udhëtuar këndshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet më tej në njoftim.