Vozitje e shpejtë në autostradë, këto janë masat ndaj dy shoferëve

Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës ka gjobitur me nga 300 euro dhe ua ka ndaluar drejtimin e automjeteve për 3 muajve dy shoferëve të cilët janë zënë duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Sipas Policisë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h janë identifikuar dy shoferë në tejkalim të shpejtësisë, njëri ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi 188 km/h dhe tjetri me shpejtësi 205 km/h.

Ata janë gjobitur me nga 300 euro dhe për 3 muaj u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.