Foto: Policia e Kosovës.
Voziti 178 km në orë, policia e kap shoferin përmes pajisjes inteligjente ‘Smart patrol’
19.1.2024 - 20:03
Theu rregullat e trafikut duke vozitur me shpejtësi 178 km në orë, policia ka gjobitur shoferin e dyshuar.
Policia njoftuar se ka gjobitur me 300 euro dhe i është pezulluar patenta për tre muaj një shoferi që lëvizte më makinë mbi normat e lejuara.
Sipas policisë, Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente “Smart patrol” ka identifikuar ngasësin e makinës i cili në zonën lejuar deri në 120 km/h lëvizte me shpejtësi 178 km/h.
Shoferi i makinës, sipas policisë, është gjobitur me 300 euro, me tri pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Foto: Policia e Kosovës.