Në zonën 50 km/h voziti 100 km/h, gjobitet dhe i merret leja shoferit në Ferizaj

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt njoftoi se një shofer në zonën ku shpejtësia ishte kufizuar në 50 kilometra në orë, i njëjti ka vozitur 100 kilometra në orë.

Të njëjtit, sipas forcave të rendit, i është marrë patent shoferi më gjashtë muaj dhe është gjobitur me 300 euro.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 18:51 në rrugën lokale ” Brahim Ademi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin SH.H (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 100 km/h” – thuhet në njoftim.
“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit” – thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.