Xhavit Drenori, - Foto: KALLXO.com

Votat 2013-2016: Drenori +2,342, Berisha +156

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit kanë nxjerrë rezultate befasuese.

Kandidati i pavarur, Xhavit Drenori, sipas rezultateve preliminare u radhit i treti me 2,519 vota apo 12.53 % të votave të përgjithshme.

Drenori, i cili është asamblist në Komunën e Drenasit, në zgjedhjet e vitit 2013 kishte marrë 177 vota në listën e Iniciativës Qytetare për Drenasin për asamblist.

Ndërsa, në zgjedhjet e 4 dhjetorit, ku ka kandiduar si i pavarur, Drenori ka marrë 2,342 vota më shumë.

Edhe kandidati i Partisë Fjala, Vehbi Berisha, që më herët kishte qenë bartës i listës për asamblist në kuadër të Partisë së Drejtësisë, ka pasur një rritje. Megjithatë, rritja e tij është e vogël në krahasim me Drenorin.

Berisha në vitin 2013 kishte marrë 370 vota, ndërsa në këto zgjedhje ai ka marrë 526 vota. Pra më 2016 ai ka marrë 156 vota më shumë.

KALLXO.com dje shkroi për rënien e votave të PDK-së në komunën e Drenasit në raport me zgjedhjet komunale të vitit 2013.

http://kallxo.com/renia-e-pdk-2013-2016/

KALLXO.com gjithashtu shkroi edhe për dallimin në vota të Nismës për Kosovë në këto dy palë zgjedhje.

http://kallxo.com/dallimi-ne-vota-nisma-s-2013-2016/

Në Komunën e Drenasit për herë të parë do të ketë balotazh.

Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën do të kërkojnë edhe një herë votën.

http://kallxo.com/drenasi-shkon-ne-balotazh/

KQZ-ja e ka bërë zyrtare se rundi i dytë zgjedhor do të mbahet më 18 dhjetor.

Këtu mund t’i shihni rezultatet e zgjedhjeve të viti 2013.

Ndërsa, këtu mund t’i shihni rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2016.