Braktisen katër fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot publikoi statistikat e mirëqenies sociale në baza mujore. Sipas ASK-së, gjatë muajve janar-shkurt 2022 në Kosovë janë braktisur katër fëmijë.

Sipas rezultateve të dala nga publikimi rezulton se gjatë muajit shkurt 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 811 familje me gjithsej 102 333 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 431 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 148 020 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49 746 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3 506 përfitues, nga skema për pensionet invalidore ishin 69 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës ishin 1 990 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1 233 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 630 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1 725 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 17 737 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2 697 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13 250 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 37 015 përfitues./21Media