Viti i Punës Nis me Shtyrje

Në vitin që qeveritarët e konsiderojnë vit të lëvizjes së lirë, Komisioni për Integrime Evropiane nuk arriti ta mbajë mbledhjen e parë të përcaktuar për sot me kalendar.

Kryetarja e këtij komisioni Teuta Sahatqija tha se mbledhja shtyhet për mungesë kuorumi.

Megjithatëë, ajo deklaroi se “shpresoj që 2016-ta të jetë vit i punës!”

Ajo tregoi se për çfarë do të diskutohej po të mbahej mbledhja e komisionit.

“Arsyeja e thirrjes së mbledhjes së komisionit ishte miratimi i tri procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara. Duhej edhe të analizonim raportin e punës për vitin 2016 dhe të diskutonim planin e punës për këtë vit,” tha Sahatqija.

Ajo tregoi edhe për aktivitetet e ardhshme të anëtarëve të komisionit. Tha se Komisioni për Integrime të enjten do të takohet me grupin e miqësisë Austri-Kosovë.

Sipas Sahatqisë nga 26 deri më 29 janar anëtarët e këtij komisioni do të jenë në Bruksel të ftuar nga mekanizmat e BE-së. Ajo bëri të ditur se më 28 janar në kryeqytetin evropian do të miratohet një rezolutë për Kosovën.

Sahatqija njoftoi se komisioni ka kërkuar dokumentin qeveritar për plotësimin e kritereve të liberalizimit.

“Kemi kërku dokumentin përfundimtar që e ka dërgu qeveria në Bruksel për liberalizim dhe mund ta kemi shpejt, ndoshta të premten,”´tha Sahatqija.

Qeveria e Kosovës më 15 janar ka përgatitur një raport për përmbushjen e kritereve të liberalizimit të vizave.

Opozita është duke bojkotuar punën e Kuvendit pasi po kërkon tërheqjen e qeverisë nga nënshkrimet për asociacionin dhe demarkacionin.

http://kallxo.com/qeveria-me-raport-per-kriteret-e-liberalizimit/

Sot u shty pa dhënë ndonjë arsye edhe mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik.

http://kallxo.com/kuvendi-nis-sezonin-me-shtyrje-te-mbledhjes/