VIDEO: Voziste 170 km/h në rrugën ku limiti është 90 km/h

Policia Rrugore e Tiranës vazhdon kontrollin me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë natës, Policia ka ndaluar një 24 vjeçar nga Tirana me 170 km/h, kur limiti është 90 km/h.

Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit kësaj here ishte me fat pasi shpëtimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shëndoshë në banesë por pa patentë.

Të tilla shpejtësi rrezikojnë maksimalisht të çojne në banesë patentën pa të zotin, thotë Policia Rrugore.

9 patenta të hequra për shpejtësi që varionin nga 150-170 km/h.

Policia vazhdon të bëjë thirrje që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor për udhëtim të sigurt.