VIDEO - Si shiten cigare e alkool për të miturit në ETC?

Dy 17 vjeçarë kanë arritur që të blejnë cigare e alkool në marketin ETC, që është në pronësi të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, në hulumtimin e realizuar në rreth 20 markete  në 6 qytete të Kosovës ka gjetur se në tre raste, marketi ETC e ka shkelur ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve duke lejuar shitjen e alkoolit dhe duhanit për persona nën moshën 18 vjeçare.

Në Prizren, Prishtinë e Gjakovë, ETC ka shitur birrë, cigare dhe alkool të rëndë për 17 vjeçarët.

Në përgjigjen e tyre, menaxhmenti i ETC-së ka thënë se, këta fëmijë kanë qenë vështirë të vërejtshëm se janë të mitur.

Ndërsa deputeti Ramiz Kelmendi tha se ai prononcohet vetëm për çështje politike.

Emisonin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’