VIDEO EKSKLUZIVE: Bastisjet e Policisë në Kazinotë e Pejës

Rubrika “Policia” e emisionit “Drejtësia në Kosovë” sjell pamjet ekskluzive të bastisjeve në disa lokale të lojërave të fatit në qytetin e Pejës.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, ka ndërmarrë aksion me ç’rast ka bastisur 15 lokacione të ndryshme ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit.

Këto bastisje u zhvilluan në kuadër të operacionit të koduar “Blic”.

Gjatë operacionit pati edhe konfiskime të aparateve të lojërave të fatit si dhe u arrestuan disa persona.

Detajet e aksionit mund ti ndiqni ne videon e publikuar.