Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti i sontëm - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Aksident në Hyrje të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para gjysmë ore rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Sipas pamjeve të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihet vetura e aksidentuar dhe njësia e Policisë duke u marrë me rastin.

Qytetari ka thënë se nuk e di nëse ka të lënduar ose të vdekur në këtë aksident që ka ndodhur afër supermarketit “ETC”.

KALLXO.com raportoi sot për 59 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara.

Në 28 prej këtyre aksidenteve kishte të lënduar.