Shoqata e te verberve

Vetura e Konfiskuar i Dhurohet Shoqatës së të Verbërve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndihmuar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, duke iu dhuruar një veturë të konfiskuar.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Tahiri ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’i mbështesë kategoritë e margjinalizuara, të cilat meritojnë qasje të barabartë në shoqëri.

“Jam shumë i lumtur që sot pata mundësinë t’i pranoj në zyrën time përfaqësuesit e Shoqatës e të Verbërve të Kosovës dhe t’i ndihmoj duke iu dorëzuar një veturë e konfiskuar, sipas ligjit në fuqi. Gjatë mandatit tim, do të vazhdoj t’i mbështesë këto kategori të shoqërisë të cilat meritojnë qasje të barabartë” ka thënë ministri Tahiri.