Vetevendosje takohet me Policine e Kosoves Foto: Vlora Haxhimehmedi

Vetëvendosje takohet me Policinë, dakordohen për protestë të qetë

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pritur dje në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës ku kanë diskutuar për protestën e së shtunës.

Sekretarja organizative VV, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i sekretariatit të përgjithshëm, Kreshnik Ahmeti janë takuar me përfaqësuesit e policisë ku janë dakrotuar për mbarëvajtjen e qetë të protestës.

“Në këtë takim ne e njoftuam Policinë e Kosovës për itinerarin dhe marshutën e protestës së 29 shtatorit. Së bashku u dakorduam që të jemi të koordinuar për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të protestës të shtunën më 29 shtator”, ka shkruar Haxhimehmedi në Facebook.