Veseli thërret të hënën Kryesinë për shpërndarjen e parlamentit

Pas shkresës së presidentit, Hashim Thaçi, të hënën në ora 11-të  pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare për të caktuar seancën për shpërbërje të Kuvendit.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa në rend të ditës janë vetëm dy pika.

“Miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme, Përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI”, thuhet në komunikatë.

Të gjitha partitë politike deri më tani janë shprehur se janë të gatshme ta shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Vendimi i Veselit për të ftuar kryesinë e Kuvendit për të caktuar seancën për shpërbërje është marrë vetëm pak orë pas letrës që presidenti Hashim Thaçi i kërkoi atij të propozoj mandatarin e ri për kryeministër.

Thaçi i kërkon koalicionit PAN mandatarin e ri për kryeministër

.