Seanca e Kuvendit

Veseli: Republika e Kosovës do të Investojë në Veri

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë interpelancës së Isa Mustafës për gjendjen në Mitrovicë dha mesazhe për qytetarët serbë të veriut.

“Republika e Kosovës do të investoje atje për të gjithë. Ata duhet të besojnë në shtetin e Kosovës. Duhet të distancohemi të gjithë nga strukturat paralele,” tha Veseli.

Ai deklaroi se asnjë qytetar i Kosovës nuk do të cenohet.

“Nuk do ta cenojmë asnjë qytetar të shtetit tonë. Ky duhet të jetë mesazh edhe për qytetarët tanë në veri,” tha Veseli.

Veseli paralajmëroi një projektligj për integrimin e qytetarëve në pjesën veriore të vendit.

Ai tha se pas rrënimit të murit të gjithë ndihen më të lehtësuar.

“Jemi sot shumë ma të lehtësum. Po shihet nga debati në seancë. Faleminderit pozitës e opozitës. Ajo çka është me rëndësi është që në Kosovë ka fitu ligji dhe institucionet e Republikës së Kosovës,” tha Veseli.