Veseli: Nëse duam të shkojmë në zgjedhje, shkojmë nesër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova duhet të ketë konsensus politik për tema nacionale.

“Duhet të pajtohemi me gjëra që janë në interes të vendit”, tha ai.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Ne sot ju kemi bashkuar LDK-së në tryezë për të dëshmuar se nuk është garë. Nëse duam të shkojmë në zgjedhje, shkojmë nesër, vetëm të kemi konsensus mes vete”, tha Veseli.

Sa i përket progresit, Veseli tha se Kosova ka ecur përpara dhe nuk është mbrapa vendeve të regjionit.

“Nëse i vëmë prizmin se çfarë kemi arrit deri tani ne mund të konstatojmë se Republika e Kosovës ka bo hapa të progresit. Republika e Kosovës ka stabilitet ekonomik, politik. Krahasimi me vende të regjionit nuk mbetet mbrapa në asnjë aspekt”, theksoi Veseli.

Ajo çfarë nuk kanë arritur sipas Veselit është punësimi i rinisë.

Sipas tij ka shumë të rijë të pa punë.

“Nuk kemi arritë t’i japim perspektivë rinisë tonë, kemi rrjedhje të njerëzve tanë që me mund e sakrifica shoqëria i ka shkolluar janë duke ikur jashtë”, shtoi Veseli.

Veseli tha se duhet të bisedojnë bashkërisht dhe të marrim përgjegjësi që na takojnë para qytetarëve tanë.

“Ky shtet duhet me vendosë, pozitë e opozitë të orientohemi në një dialog që e eviton konfliktin”, tha Veseli.