Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Veseli: Kuvendi po Punon

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kadri Veseli tregoi për seancat e caktuara në javën e ardhshme.

Ai tha se të martën dhe të mërkurën janë paraparë vazhdimet e seancave të pakryera, ndërsa të enjten do të ketë seancë të re

“Kuvendi po punon, kemi 52 pika që do t’i trajtojmë në 3 seanca të ndara. Dy vazhdime: e martë dhe e mërkurë dhe seancë të re të enjten”, tha Veeli.

Ai deklaroi se shumë shpejt do të ratifikohet edhe marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi e nënshkruan në Vjenë më 26 gusht 2015.

“Shumë shpejt do ta ratifikojmë edhe demarkacionin. Ka reflektim të deputetëve opozitarë. Na duhet konsensus”, tha Veseli.