Veseli: Abelard Tahiri do të vazhdojë të jetë ministër i Drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë në Klan Kosova e konfirmoi se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e tij.

“Abelard Tahiri si ministër i Drejtësisë ka bërë një punë që tanimë është dëshmuar. Reformat e drejtësisë janë ato që i duhen qytetarëve dhe i duhet Kosovës për proceset euroatlantike. Ka dhënë gatishmëri për të dhënë dorëheqje.  Nuk do të japë dorëheqje. Nuk do të pranojmë dorëheqjen. Ai do të vazhdojë punën”, ka thënë Veseli.

“Ai ka pasur një shqetësim me reformat brenda Ministrisë, ka përkrahjen time të plotë dhe PDK e ka emëruar, unë e kam emëruar dhe Abelard Tahiri do të vazhdojë të qëndrojë në Ministri të Drejtësisë”, tha tutje Veseli.

Ai shtoi se edhe gatishmëria për dorëheqje nga Tahiri nuk kishte të bënte me vizitën e  tij në Ujman me presidentin Thaçi.

Ministri Tahiri ka ofruar dje dorëheqjen e tij.

https://kallxo.com/abelard-tahiri-paraqet-doreheqje-nga-posti-i-ministrit/

Kallxo.com