KALLXO 360: Vërshimet në Skënderaj

Oborre të fshatrave të Drenasit dhe shtëpi në qendër të Skënderajt janë vërshuar nga lumenjtë e zonës, të cilët rritën nivelin pas të reshurave të fundit.

Ekipi i KALLXO.com sjell pamje të lumenjve të cilët kanë dalë nga shtretërit dhe kanë vërshuar oborre e prona të qytetarëve.

“Çdo vit e kemi të njëjtën gjendje.  Uji na vërshon depon e materialit ndërtimor”, rrëfen Fitim Istogu, banor i Tërstenikut. Në këtë fshat uji ka përmbytur tokë e oborre të shtëpive.

Tutje, gjendja është më e rëndë në qytetin e Skënderajt,  ku lumi i qytetit ka vërshuar oborret.

“Deri tash nuk ka pasë probleme, por sot na ka hy të gjithëve në oborre e bodrume”, rrëfen Gani Mziu. Dëmet janë më të mëdha te bizneset. Pronarit të një mobilierie i është mbushur depoja me ujë, i cili vazhdon të burojë nga poshtë tokës.

“Kemi dëme. Asnjëherë deri më tani nuk kemi pasur vërshime të tilla”, rrëfen Hajdar Mziu. Ai  pret që Komuna t’i ndihmojë në sanimin e dëmeve të cilat ia ka shkaktuar shiu.

KALLXO.com sjell pamje të vërshimeve te filmuara ne formatin KALLXO 360