Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Vendimi për Enver Sekiraqën Nuk Merret Sot

Gjykata e Apelit nuk do të marrë sot vendim lidhur me masën e sigurisë ndaj të pandehurit Enver Sekiraqa.

Të akuzuarit për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës Triumf Riza, të enjten i ishte ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Mirëpo, Enver Sekiraqa ka qëndruar në arrest shtëpiak vetëm rreth 30 orë pasi ai është dërguar sërish prapa grilave me arsyetimin se ka shkelur urdhrin e Gjykatës rreth arrestit shtëpiak.

Prokurori i EULEX-it Claudio Pala në seancën e sotme tregoi arsyet pse ka kërkuar paraburgim për të akuzuarin.

http://kallxo.com/prokurori-sekiraqa-shkeli-urdhrin-e-gjykates/

Kryeprokurori i EULEX-it tha se në ditën kur u la në arrest shtëpiak, të pandehurin e kanë vizituar dy persona.

“Kjo përbën shkelje të urdhrit të gjykatës sepse ai duhet të shmangte kontaktin me persona me të cilët nuk jeton”, tha prokurori Pala.

Ndërsa, Kosovare Kelmendi, avokatja e të pandehurit, tha sot se për shkak se njoftimin për lirimin e Sekiraqës e ka marrë përmes telefonit nga një zyrtar i EULEX-it nuk e kanë ditur përmbajtjen e plotë të urdhrit të Gjykatës.

http://kallxo.com/enver-sekiraqa-kthehet-ne-burgun-e-dyzit/

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.

http://kallxo.com/lirohet-enver-sekiraqa/