Vendimi i gjykatës: Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi mbesin në paraburgim

Gjykata në Prishtinë i ka caktuar masën 30 ditëshe të paraburgimit Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit, të arrestuar mbrëmë si të dyshuar për mashtrim.

Në një komunikatë, gjykata tha se ka konstatuar se deri te vendimi për paraburgim ndaj tyre ka ardhur pasi që ekziston rreziku i arratisjes se tyre, po ashtu ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë.

Gjykata gjithashtu ka vlerësuar se duke marrë parasysh karakteristikat e tyre personale dhe sjelljet e tyre te mëhershme ekziston rreziku se të njëjtit mund të kryejnë vepra të njëjta apo të ngjashme penale.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.