
Donjet dhe Donat Bislimi FOTO: Facebook
Vëllai i asamblistit të PDK-së, punësohet në ministrinë e udhëhequr nga kjo parti
Donart Bislimi, vëllai i asamblistit në Komunën e Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi, është përzgjedhur si kandidat i suksesshëm në konkursin e hapur nga Ministria e Integrimeve Evropiane, ministri kjo e cila udhëhiqet nga Dhurata Hoxha, po ashtu pjesë e PDK-së.
Bislimi është përzgjedhur si zyrtar i IT-së në këtë ministri.
Ai për KALLXO.com e mohon se ka pasur ndikim politik në punësimin e tij.
“Aspak nuk ka luajtur rol vëllai im, për shkak se un kam dalur më i poentuar dhe i kam përmbushur te gjitha kriteret e kërkuara , dhe gjithashtu jam i çertifikuar nga Ambasada Amerikane për detyrën e kërkuar”, ka thënë i përzgjedhuri i MIE-së.
Ndërkaq, asamblisti, njëherësh edhe kryetari i Rinisë së Kosovës u përgjigj për KALLXO.com se vëllai i tij i kishte plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për këtë vend pune.
“Po është e vërtetë. Ka qenë një konkurs pune për 6 muaj dhe i ka plotësu të gjitha kushtet dhe ka dalur më i vlerësuar në intervistë në test edhe është pranuar”, tha Bislimi për KALLXO.com
Por, sa i përket se a ka pasur ndikim politik në punësimin e tij, drejtuesi i RDK-së mohon këtë.
“Nuk është faji jem”, u përgjigj shkurt duke qeshur.
Ky i fundit ka postuar në këtë muaj edhe një fotografi me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin në rrjetin social ‘Facebook’.
Donart Bislimi sipas njoftimit të lëshuar nga MIE ka siguruar maksimumin e pikëve për këtë post në total 90.3 pikë.