
Foto-ilustrim
Vdes një punëtor në Malishevë duke ndërruar shtyllat elektrike
Një punëtor i një kompanie ka vdekur në vendin e punës pasi është goditur nga një shtyllë elektrike, të hënën pasdite.
Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Hazir Berisha, konfirmoi për KALLXO.com incidentin i cili i mori jetën punëtorit.
“Një kontraktor i një kompanie ka dashur të bëj ndërrimin e shtyllave të vjetra me ato të reja dhe gjatë kohës kur ishte duke i ngarkuar shtyllat dhe duke i lidhur me litar e vinç aksidentalisht një shtyllë ka ra dhe e ka zënë dhe si pasojë e kësaj i njëjti ka ndërruar jetë”, Hazir Berisha.
Kohëve të fundit janë shpeshtuar incidentet në vendin e punës të cilat po u marrin jetën punëtorëve.
Javën e kaluar, një punëtor vdiq në vendin e punës duke punuar në një lagje të Prishtinës.
Sylejman Klinaku, anëtar i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, tha javën e kaluar për KALLXO.com se nevojitet numër më i madh i inspektorëve në teren.
https://kallxo.com/duhet-te-rritet-numri-i-inspektoreve-te-punes/