Foto-ilustrim

Vdes një Punëtor i Ndërtimtarisë

Një punëtor i një firme ndërtuese është rrëzuar nga objekti dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rr. “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, dje rreth orës 13:30.

Në raportin e saj të përditshëm Policia thotë se pas raportimit njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Është njoftuar edhe Inspektori i Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies i cili ka dalë në vendin e ngjarjes”, thotë Policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në autopsi në Mjekësinë Ligjore.

Rastin Policia po e trajton si vdekje e dyshimtë.