IML/Instituti për Mjekësi Ligjore - Prishtinë - FOTO - Fatrion Ibrahimi - KALLXO

Vdekje e dyshimtë në Viti, policia po heton rastin

Policia ka pranuar një informacion për një person të shtrirë afër një objekti në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Viti.

Ngjarja sipas policia u regjistrua më 22.03.2024 rreth orës 9 në mëngjes.

Me të marrë informacionin ekipet e policisë janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe kanë bërë fillimisht edhe sigurimin e perimetrit ku është gjetur trupi i viktimës.

Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor, deri sa këta të fundit kanë bërë edhe konstatimin e vdekjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.