Foto-ilustrim

Vdes një Grua në Aksident Trafiku në Istog

Një grua ka vdekur dhe disa persona të tjerë janë lënduar pas një aksidenti të trafikut në fshatin Drogolovec të Komunës së Istogut.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në mes të një kombibusi dhe veturës “Opel Vectra” në të cilën ka vdekur pasagjerja.

Shoferi i kombibusit është arrestuar për shkak se ka shkaktuar aksidentin nga pakujdesia dhe tejkalimi i pasigurt.

Sipas policisë , viktima ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës dhe dy pasagjerë të tjerë të lënduar janë duke u trajtuar në QKUK.

Gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur disa aksidente në të cilët ka pasur edhe vdekje të të përfshirëve në to.

http://kallxo.com/vdekje-ne-aksidentin-e-tri-makinave/

http://kallxo.com/nata-e-aksidenteve/