Vdes këmbësori i aksidentuar në Veternik

Këmbësori i cili u aksidentua me 27 dhjetor në lagjen Veternik në Prishtinë ka vdekur dje.

Policia ka njoftuar se viktima i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti ka vdekur dje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

KALLXO.com kishte raportuar për aksidentin në lagjen Veternik në Prishtinë.

https://kallxo.com/ne-gjendje-te-rende-kembesori-qe-u-godit-nga-nje-veture/

.