Vdekje e Dyshimtë dhe Sulm Seksual ndaj Shtetasve Gjermanë

Dy shtetas gjermanë në dy raste të ndara, kanë pësuar gjatë qëndrimit në Kosovë.

Një mashkull me shtetësi gjermane është gjetur i vdekur në shtëpinë e një shqiptari në Pejë.

Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë nga Peja i cili thotë se ka gjetur shtetasin gjerman të shtrirë në tokë në shtëpinë e tij.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Ndërkaq sipas raportit ditor të policisë, në qytetin e Vushtrrisë, një femër shqiptare me nënshtetësi gjermane është sulmuar seksualisht  nga një shqiptar.

I dyshuari për sulm në këtë rast është arrestuar dhe më pas është liruar me procedurë të rregullt.

KALLXO.com kishte shkruar edhe më herër për plaçkitjen në një makinë të një shtetaseje gjermane.

http://kallxo.com/vjedhje-ne-makinen-targa-gjermane/