Foto: TV21

Valdete Daka: Nëse nuk ndryshohet Kodi, do të certifikohen edhe kandidatët me të kaluar kriminale

Një veprim i kritikuar nga zgjedhjet e kaluara ishte certifikimi i kandidatëve me të kaluar kriminale, mirëpo sipas Dakës, kjo do të ndodhë përsëri.

Sipas kryetares Daka, ligji ua lejon kandidimin në zgjedhje edhe kandidatëve me të kaluar kriminale, e në të gjitha zgjedhjet e ardhshme nëse nuk ndryshohet ky ligj, KQZ do të certifikojë kandidatë të tillë, shkruan rtv21.tv.

Sipas saj kjo ka ardhur pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme që ka hedhur poshtë vendimin e KQZ-së për të ndaluar kandidaturën për personat që janë shpallur të fajshëm me një aktgjykim të plotfushishëm brenda tre viteve të fundit.

Sipas Dakës një vendim i tillë nuk është i drejtë, mirëpo KQZ-ja i ka duart e lidhura, pasi kjo çështje vendoset me aktgjykim të Gjykatës Supreme të Kosovës.