Ushtria e Kosovës parakalon në përvjetorin e Pavarësisë

Me rastin e shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Zyra e Kryeministrit ka publikuar agjendën, ku janë të përfshira aktivitetet e kësaj dite.

Kjo është agjenda e plotë:

Agjenda Shtetërore

E shtunë, 16 shkurt 2019

09:00

Deklarata e Pavarësisë

Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,  për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj

E diel, 17 shkurt 2019

08:00- 08:30

Mbledhja festive e Qeverisë

Vendi: Objekti i Qeverisë

08:30 – 08:45

Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës

Të pranishëm liderët shtetërorë

Vendi:  Oborri i  Qeverisë

08:45 – 09:00

Vendosje kurorash tek shtatorja e ish-presidentit, Dr. Ibrahim Rugova

Nga liderët shtetërorë

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”

09:40 – 09:50

Vendosja e kurorave në kompleksin  “Adem Jashari”  në Prekaz

Nga liderët shtetërorë

10:45 – 11:30

Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Vendi: Objekti i Kuvendit

12:20 – 13:00

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Prej sheshit “Nënë Tereza” deri te sheshi “Ibrahim Rugova”

13:00 – 14:00

Koktej rasti për të gjithë të ftuarit në parakalimin e trupave të FSK

Vendi:  Swiss Diamond Hotel

19:30

Pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit (PA MEDIA)

Pritja shtetërore nën përkujdesjen e kryeministrit të  Republikës së Kosovës

Sh.T. Ramush HARADINAJ

Vendi: “VENUS” Hotel