Ulen temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin ton do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell, vranësirat të shtunën, herë pas here do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu dhe shkarkime rrufesh.

Do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell.

“Do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell, vranësirat të shtunën, herë pas here do të shoqërohen me reshje të izoluara  shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë bashkë me shkallën e avullimeve dhe presionin atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Kurthi” i vendosur në lum për pastrimin e mbeturinave. Foto: Smajl Latifi/Facebook

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një ankues ka deklaruar se në lumin e fshatit mungon filtri apo kurthi i vendosur, i cili shërben për pastrimin e mbeturinave në lum.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur në Rahovec më 25.04.2024 në 10:00h, ndërsa raportimi në Policinë e Kosovës është bërë në 16:20h.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se sipas ankuesit vlera e tij është e konsiderueshme dhe se rasti është në procedurë hetimore.

Para tri ditëve, më 22.04.2024, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi kishte njoftuar se bashkë me partnerët nga organizata “Pamkos” kanë inauguruar vendosjen e dy pritave të mbeturinave në lumin “Drini i Bardhë”.

Latifi kishte thënë se ky projekti “BIODRINI” është pjesë e programit “IPA II – Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë 2014 – 2020”, i financuar dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe i zbatuar nga Komuna e Rahovecit, në partneritet me Qarkun e Kukësit në Shqipëri, Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës “PAMKOS”, nga Kosova dhe Instituti i Kërkimeve Urbane – “URI”, nga Shqipëria.

Ai kishte shtuar se pritat e mbeturinave janë vendosur me qëllim të parandalimit të ndotjes në lumin Drini i Bardhë në dy zona të Komunës së Rahovecit, në Fortesë dhe në Ratkoc, si dy lumenj me potencialin më të madh të ndotjes, në kuadër të projektit “BIODRINI”.

Kryetari kishte thënë se këto prita përveç mbledhjes do të mundësojnë edhe matjen e sasive të mbeturinave që barten nga këta dy lumenj.