Presidenti amerikan dhe homologu i tij jugkorean - Foto: REL/Reuters

Trump sërish optimist për samitin me Kim Jong Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është duke pritur që samiti i planifikuar më 12 qershor me liderin e Koresë Veriore Kim Jong Un të mbahet.

“Ne po vazhdojmë shumë mirë në përgatitje të samitit me Korenë Veriore”, tha Trump.

Ai shtoi se ka shumë vullnet të mirë dhe denuklearizimi i gadishullit korean do të ishte një gjë shumë e mirë.

Në anën tjetër, presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, që u takua me liderin e Koresë Veriore më 26 maj, u tha gazetarëve se Washingtoin dhe Pyongyang po planifikojnë të diskutojnë së shpejti në samitin e 12 qershorit.

Moon tha se Kim ka ritheksuar përkushtimin e tij për përfundimin e denuklearizimit të gadishullit korean dhe takimit me Trump.

Kim po ashtu ka theksuar qëllimin e tij që të përfundojë historinë e luftërave dhe ballafaqimeve pas suksesit të samitit mes ShBA-sëe dhe Koresë Jugore dhe të bashkëpunojë për paqe dhe prosperitet.

Trump kishe anuluar samitin përmes një letre dërguar liderit të Koresë Veriore, për shkak të ofendimit që i ishte bërë nga ky i fundit drejtuar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

Por, Trump e la të hapur mundësinë e një takimi të ri duke theksuar në letër se “nëse ndryshon mendje mund të më thërrasësh”. (REL)