Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj. Foto: Kallxo.com

Tri Synimet e Kryegjykatësit të Ferizajt

Bashkim Hyseni, kryetari  rizgjedhur i Gjykatës Themelore të Ferizajt, tha për “Drejtësia në Kosovë” se në mandatin e tij të dytë synon që ta rrisë efikasitetin e punës te gjyqtarët e tij.

Ai ka thënë se praktikat e gjyqtarëve që kanë treguar sukses do mundohet që t`i bëjë pjesë të punës së atyre gjyqtarëve që, sipas tij, nuk kanë treguar rezultatet në punën e tyre.

“Gjatë këtij mandati kemi parasysh tri çështje kryesore: e para është eliminimi i vonesave dhe e dyta është rritja e besueshmërisë së opinionit publik në gjykatë dhe e treta është ngritja e cilësisë së shërbimeve gjyqësore, duke përfshirë prej cilësisë së vendimeve e deri tek shërbimet më të thjeshta”, ka deklaruar Hyseni, transmetoi “Drejtësia në Kosovë”.

Deklaratën e Bashkim Hysenit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: