Trepça planifikon t’i shesë për 20 milionë euro xehet e plumbit e zinkut

Ndërmarrja “Trepça” po synon të prodhojë xehe të plumbit dhe zinkut në vlerë prej 20 milionë euro për në vjet. Së fundmi ka hapur ankandin për shitjen e këtyre xeheve që pritet të nxjerrët gjatë një viti, duke filluar nga tetori i vitit 2018.

Bazuar në njoftimin e Trepçë-së “Shitja e koncentrateve të plumbit të prodhuara gjatë Tetor 2018-shtator 2019” del që Trepça do të arkëtoj mesatarisht rreth 1.6 milionë euro çdo muaj për periudhën e përmendur nga shitja e xeheve.

Ky aktivitet i prokurimit  është ndarë në dy lote apo pjesë, ku njëri lot ka të bëjë me prodhimin e koncentratit të plumbit nga miniera e Stantergut dhe miniera e Kishnicës dhe loti tjetër koncentrat zinku nga po të njëjtat miniera.

Këto xehe janë planifikuar të shiten vetëm nga Trepça që aktualisht menaxhohet shqiptar, ndërsa pjesa veriore e kësaj Trepça vazhdon të menaxhohet nga serbet. Ajo shitjen e xeheve e bënë në mënyrë të veçantë.