Treni Shkel një Person në Pejë

Në fshatin Pavlan të Pejës treni ka shkelur për vdekje një person të gjinisë mashkullore.

Aksidenti tragjik është raportuar në Polici dje rreth orës 10:00.

Menjëherë njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rrethanat se si ka ndodhur ky aksident ende mbeten të panjohura.

Sipas raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjareve.

Lidhur me rastin hetimet janë duke vazhduar, njofton Policia.

Në nëntor, KALLXO.com raportoi për një aksident ndërmjet një treni dhe një veture në Ferizaj.

Shoferi i veturës nuk i kishte respektuar shenjat afër hekurudhës dhe ishte përplasur në trenin që ishte në lëvizje.

http://kallxo.com/nuk-respekton-shenjat-ndeshet-trenin/