Vdes një person, u godit nga treni në Klinë

Një burrë në Klinë ka vdekur pasi është goditur nga treni në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas policisë, incidenti mes një këmbësori dhe trenit është raportuar në orën 06:00.

“Më datë 1 qershor 2023 rreth orës 06:00, Policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtarëve. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident”- thuhet në njoftim.

Tutje, policia thekson se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor derisa, trupi do dërgohet për kryerje të autopsisë.

“Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si Hetim i vdekjes.