Trainkos; Fotografi: REL

4 të lënduar në aksidentin mes trenit dhe një veture në Fushë-Kosovë

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes trenit dhe një veture.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, për KALLXO.com bëri të ditur se njësitet kompetente po merren me rastin.

​“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, rr. Fehmi Lladrovci ku janë perfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjanca, perderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin”- është shprehur Hoxha.

Tutje zëdhënësi u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve, të jenë vigjilentë, të respektojnë shenjat e trafikut dhe për kujdes të shtuar nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë trenat.