Ilustrim

Tre persona në Gjilan arrestohen për grabitjen e kryer në tetor të vitit të kaluar

Tre persona janë arrestuar nga polici, dy prej tyre të moshës së mitur për një grabitje e cila ka ndodhur me 23 tetor të vitit të kaluar në Gjilan.

Policia ka njoftuar se pas një pune operative ka arrestuar të dyshuarit, të cilët kanë pranuar se me datë 23 tetor të vitit të kaluar kanë kryer verën penale të grabitjes ndaj viktimës.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe në prezencë të punëtorit të QPS-së.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, dy prej tyre të moshës së mitur janë dërguar për 24 orë.