Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e përbashkët me komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos tha se sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit.

“Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie europiane”, tha Thaçi gjatë konferencës për media.

Sipas tij ky është ndër lajmet më të mira që kanë marrë qytetarët e Kosovës.

Tutje Thaçi tha se këto kanë qenë kilometrat e fundit, që i vlerësoi si të rënda.

“Kilometrat e fundit kanë qenë të gjata dhe të rënda për ne, por jam i lumtur që së bashku kemi arritur në një cak të lumtur dhe shumë shpejt shpresojmë që në fund të këtij viti qytetarët të lëvizin lirshëm”, tha tutje Thaçi.

https://kallxo.com/be-kosova-ka-permbushur-te-gjitha-kushtet-per-liberalizim/