Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi, Medalje Presidenciale Jubilare për Bernard Kushner

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare ish-shefin e diplomacisë franceze, Bernard Kushner.

Presidenti i ka dhuruar Kushnerit edhe librin e tij biografik, “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

“Me ish shefin e diplomacisë franceze dhe ish shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës. Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë. Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës. Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.