Hashim Thaçi, president

Thaçi: Korrigjimi i kufijve nuk do të thotë bashkim me Shqipërinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk do të bashkohet me asnjë shtet të rajonit, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

“Korrigjimi i kufijve me shtetit të Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton bashkëngjitje me një shtet tjetër. Kosova është një vend i lirë, i pavarur dhe sovran dhe bashkimi më i madh i Kosovës me vendet të tjera do të ndodh në Bashkimin Europian”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se procesi i bisedimeve dhe mundësia e korrigjimit të kufijve nuk duhet t’i frikësohet askush, duke marr shembuj të shteteve të BE-së për korrigjim të kufijve në mënyrë paqësore.

“Nuk ka të drejtë askush të quaj këtë proces të frikshëm”, ka thënë ai.