Foto: Facebook/HashimThaci

Thaçi drekon me ushtarët e FSK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka planifikuar të hajë drekë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka njoftuar se dreka do të mbahet në orën 12, në kazermën ‘Adem Jashari’.

Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës, ka miratuar tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i sigurojnë kompetenca ushtarake FSK-së.