Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencë për media, Foto: KALLXO.com

Thaçi: Askush nuk mund ta devijoj të ardhmen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë që dje ka qenë një ditë historike për Kosovën dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Vendimi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, qoftë në ekonomi, në legjislacion në politikë, nuk është diçka që BE ia ka falur Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Më tej ai ka treguar se liberalizimi i vizave është një proces i pandalshëm, i cili do të kaloj edhe në Parlamentin Europian dhe shtetet anëtare.

“Neve na mbetet me i kontribu përshpejtimit të këtij procesi. Ky proces është në të mirën e të gjithëve pa dallim partie e pa dallim etnie, është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se nxjerrja e vendimit është një përgjegjësi shtesë për institucionet, aq sa është vlerësim pozitiv nga BE është edhe përgjegjësi që askush të mos lejohet të abuzoj.

“Ne do të vazhdojmë me kampanjën që të informojmë se çka do të thotë liberalizimi i vizave. Jam i bindur se Kosova do t’i kaloj pa problem këta katër muaj deri në liberalizim të vizave”, ka thënë ai.

Thaçi theksoi se tani gjithçka është e qartë që Kosova po lëvizë me hapa konkretë drejt integrimit europian.

“Po ndërtojmë një shtet europian, shtet të reformave. E dijmë që ky vendim ka qenë i vonuar, por e dijmë situatën politike si ka qenë, ku nganjëherë ia kemi krijuar vetë-vetes”, është shprehur Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi tha se askush nuk do të mund ta devijoj të ardhmen e Kosovës.

Presidenti ka treguar që sot ka takuar të gjithë përfaqësuesit e drejtësisë në Kosovës në një takim të përbashkët për t’i përgëzuar për punën dhe për të kërkuar vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kjo është dëshmi më e mirë se institucionet e Kosovës janë efektive dhe transparente në vazhdimin e reformave”, ka thënë ai.

Gjatë ditës së djeshme Kosova ka marrë rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Europian.

Dje, BE ka thënë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Këtë e ka konfirmuar në konferencën për media Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

“Mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Është tash në dorën e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të vazhdojnë që të lëvizin përpara me propozimin tonë”, tha ai.

“Urime institucioneve të Kosovës për punën e tyre të madhe”, shtoi Avramopoulos.

Ai përmendi edhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Por tha se veç të drejtave, liberalizmi sjell edhe obligime.

“Liberalizimi i vizave vie bashkë me të drejtat obligimet e saj”, tha komisioneri i BE-së.

Dje gjatë ditës, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka pritur në takime të ndara delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Më pas, Mogherini ka zhvilluar takim me dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi është kthyer mbrëmë nga Brukseli.

Hashim Thaçi dje është takuar edhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, këtë takim Thaçi e konsideroi më të rëndin në këto gjashtë vjet, por potencoi se sheh dritë në fund të tunelit.

Live: Presidenti Thaçi flet sërish pas rekomandimit pozitiv për vizat

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 19 juillet 2018