Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Tentim Vetëvrasje në Prizren

Policia e Prizrenit është duke e trajtuar rastin e një gruaje, e cila dyshohet se ka dashur të bëjë vetëvrasje duke konsumuar preparate për pastrim.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Prizren.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit..

“Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti po trajtohet si tentim vetëvrasje.