Ilustrim

Tentoi të vetëvritet, e dyshuara po trajtohet në spital

Rreth orës 21:30 një person i gjinisë femërore ka tentuar të vetëvritet në Prizren.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i cili tregoi se njësitet janë duke u marrë me rastin e tentim vetëvrasjes.

“Në Spitalin Rajonal ka kërkuar ndihmë mjekësore personi dhe është duke u trajtuar e njëjta. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin për tentim vetëvrasje. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30”, tha Veseli.

Ai tutje shtoi se ka qenë Spitali Rajonal që kanë njoftuar Policinë në lidhje me rastin në fjalë.