Foto: Ilustrim

Gjakovë, një 73-vjeçare dyshohet si i vuri flakën vetes

Një grua 73-vjeçare dyshohet se i ka vënë flakën vetes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në Gjakovë.

Sipas Policisë, fqinjët e viktimës kanë reaguar dhe kanë fikur flakët.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se gruaja për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga Spitali Rajonal në Gjakovë është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit” – tha  Elezaj për KALLXO.com.

Rasti është iniciuar si tentim vetëvrasje.