Arrestohet një person në Prishtinë për shtyrje në vetëvrasje

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për shtyrje në vetëvrasje të një gruaje.

Sipas Policisë, gruaja është gjetur e alivanosur në rrugë dhe dyshohet se ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ndodhi në kryeqytet dje rreth orës 12:30.